75 Mall Live Search
15:25 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / S Z

Gjykata Supreme refuzon ankesën e Korab Mushkolajt për certifikim në zgjedhjet lokale

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Deçanit, Korab Mushkolaj, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruesit Korab Mushkolaj nga Komuna e Deçanit, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Kryetar të Komunës së Deçanit, e paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të refuzimit për certifikim të kandidatit, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës, që do të mbahen më datë 12 tetor 2025”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Supreme.