75 Mall Live Search
14:16 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Gjykata Supreme revokon dy udhëzime e miraton draftet e reja

Është mbajtur seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme gjatë së cilës janë revokuar dy udhëzimet e miratuara në seancën e 25 shtatorit 2020.

Është revokuar udhëzimi i GJ.A. 189-2020, lidhur me kompetencën e organit përmbarimor për zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe institucioneve tjera dhe është miratuar Udhëzimi i ri, sipas të cilit, gjykata është organ kompetent përmbarimor për të vendosur në procedurën e përmbarimit dhe për të zbatuar përmbarimin në; të gjitha çështjet nga e drejta familjare dhe nga e drejta e marrëdhënies së punës.

Po ashtu, është revokuar Udhëzimi i GJ.A.190-2020, lidhur me kompetencën e organit përmbarimor për zbatimin e detyrueshëm të aktvendimeve të gjykatave themelore-divizionet për kundërvajtje dhe është miratuar Udhëzimi i ri, sipas të cilit organ kompetent përmbarues për ekzekutimin e gjobave të dhëna për kundërvajtje është gjykata që e ka dhënë gjobën (ndëshkimin).