15:36 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / mp

Gjykata Themelore, që tre ditë pa uj, “kërcënon” me ndërprerje të punës

Gjykata Themelore në Prishtinë prej tri ditë radhazi është duke u përballë me mungesë të ujit.

Kjo gjendje ka vështirësuar dhe rënduar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit Drejtësisë po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë.

Përmes këtij reagimi, Gjykata Themelore e Prishtinës  kërkon nga autoritetet kompetente si Kompania e Ujësjellësit Regjional KUR Prishtina dhe Ministria e Punëve të Brendshme –Divizioni për Menaxhimin e Ndërtesave, që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate, në të kundërtën do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërprerjes së punës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së ndonjë epidemie eventuale.