75 Mall Live Search
16:15 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjykata Themelore merr vendim për shoferin që e shkeli vajzën katër vjeçare

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Podujevë, e ka dënuar me 30 ditë paraburgim shoferin që goditi për vdekje gjatë ditës së djeshme një vajzë katër vjeçar.

Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’. Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë së Shtetit u ndaluar për 48 orë në polici.

Ndërsa sot, Gjykata Themelore e ka dënuar me 30 ditë paraburgim.

Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor./Indeksonline/