12:37 / E Premte, 09 Korrik 2021 / A. M.

Gjykata Themelore vërteton se vendimet e FFK-së ndaj Arianit Ahmetit ishin të paligjshme

Ish-zëvendës/sekretar në Federatën e Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti ka thënë se drejtësia po vjen në vendin e vet.

Ai ka aluduar me një vendim që kishte marrë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

No photo description available.
No photo description available.

Reagimi i plotë:

[ DREJTËSIA PO VJEN NË VENDIN E VET]

Të nderuar,

Nga viti 2017, isha i angazhuar në pozitën e shefit të zyrës ligjore dhe më pas i emëruar zëvendës sekretar i përgjithshëm pranë Federatës së Futbollit të Kosovës. Duke qenë i angazhuar në FFK, jam munduar që punën time ta bëjë me nder dhe përgjegjësi për tri vite rresht.

Me një vendim arbitrar duke mos e përfillur asnjë procedurë ligjore dhe statutare më është ndërprer kontrata e punës nga i ashtuquajturi kryetar Agim Ademi [Mandati tij ka skaduar më 17.01.2020], edhe pse vazhdon ta mbajë këtë pozitë të uzurpuar unë kam ndjekur rrugët ligjore për ta fituar të drejtën time e cila po del të jetë e drejtë ku pas Inspektoratit të Punës [shkalla e parë dhe e dytë] kurse tani edhe Gjykata Themelore e vërteton të njejtën se vendimet të cilat i ka marrë Agim Ademi ndaj meje janë të paligjëshme.

Këto veprime ndaj meje dhe shumë të tjerëve, dëshmojnë qartë se Agim Ademi keqpërdor pozitën e tij duke eliminuar persona të cilët nuk janë pajtuar me veprimet e tij të kundërligjëshme.

Me respekt,

Arianit Ahmeti