75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjykata turke e dënon me kaq vjet burgim gylenistin e deportuar, nga Kosova

Gjykata turke e ka dhënë verdiktin final për gylenistin e deportuar nga Kosova, Hasan Hüseyin Günakan.

Ai është dënuar me 8 vjet e 1 muaj burgim, shkruan Indeksonline.

Si arsyetim për këtë dënim i është dhënë anëtarësimi i Gunakanit në organizatën FETO, e cila nga shteti turk njihet si organizatë terroriste.

Hasan Hüseyin Günakan qe deportuar nga Kosova në muajin mars të vitit 2018 në bashkëpunim të MIT-it turk dhe AKI-së së Kosovës./Indeksonline/