75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / C E

Gjykata turke ia rikthen lëndën prokurorisë në lidhje me kërkimin e mbylljes së partisë kurde

Gjykata e lartë e Turqisë I ka kthyer prokurorisë aktakuzën që bën thirrje që Partia Demokratike e Popujve (HDP) që është parti kurde të mbyllet.

Ky refuzim ka ardhur pasi që gjykata ka vlerësuar se ka pasur shkelje procedural në aktakuzë, shkruan Anadolu Agency.

Gjykata Kushtetuese vendosi që aktakuza kishte lëshime procedurale dhe e ktheu atë në Gjykatën e Kasacionit, tha ajo. Gjykata e Kasacionit mund të riparaqesë aktakuzën pasi të ketë përfunduar detajet e nevojshme.

Një prokuror i lartë paraqiti padinë në fillim të këtij muaji duke kërkuar një ndalim të HDP për lidhje të pretenduara me militantë Kurdë, si dhe një ndalim pesë-vjeçar politik mbi më shumë se 600 anëtarë të partisë.

Masa e prokurorit ishte kulmi i një goditjeje shumëvjeçare ndaj HDP nën të cilën mijëra anëtarë të saj u gjykuan kryesisht me akuza terrorizmi.

HDP, partia e tretë më e madhe e parlamentit, mohon lidhjet me terrorizmin dhe e quajti masën një “grusht shteti politik”.

Zyrtarët e partisë thanë se ata do të ri-grupohen me një emër tjetër nëse ndalohen, siç kanë bërë partitë e mëparshme kurde pasi u mbyllën si pjesë e historisë së gjatë të ndalimeve të partive të Turqisë.

Bashkë-drejtuesi i HDP Mithat Sancar tha më herët të mërkurën padia ishte “një siklet në emër të ligjit dhe demokracisë”. /IndeksOnline/