13:00 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Gjykata ua cakton nga 30 ditë paraburgim 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet”

Ndaj 11 të arrestuarve në rastin “Subvencione 2021” është caktuar masa e paraburgimit, nga gjykata Themelore e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i Behar Ejupi, avokat i Pajtim Krasniqit, derisa ka kundërshtuar caktimin e një mase të tillë.

“Tani sapo përfunduam seancën dëgjimore lidhur me kërkesën edhe për klientin tim. Prokuroria pretendon se ai ka kryer dy vepra penale dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Kolegët e tjerë janë të njëjtët që kanë kundërshtuar fuqishëm kërkesat lidhur me veprën penale që po dyshohet. Të dy dyshohet se kanë dhënë ryshfet lidhur me subvencionet dhe nuk ka të bëjë me dhënie të ryshfetit”.

“Duke pasur parasysh se në seancë prokuroria nuk ka dorëzuar prova dhe nuk e dimë a janë marrë, ndaj ne nuk mund të deklarohemi për këtë çështje se nuk e dimë a janë marrë konform Kodit të procedurës penale”.