16:26 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gjykata vendos masën e paraburgimit ndaj personit i cili po kërkohej edhe nga autoritetet gjermane

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të kërkuarit S.T. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I,223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të kërkuarit S.T. i ka caktuar masën e paraburgimit nëkohëzgjatje prej 40 (katër dhjetë) ditësh.

Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit, sepse po tëgjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Gjermanisë dhe Turqisë, e i cili kerkohet nga autoritetet e Republikës së Gjermanisë,për shkak të veprës penale vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 tëKodit Penal të Gjermanisë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëmpër sigurimin e prezencën së të kërkuarit në procedurë penale me qëllim të zhvillimit tësuksesshëm të procedurës së ekstradimit.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.