Gjykata vendos një muaj paraburgim për personin që shkaktoi dhunë në familje
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit F.A për shkak të veprës penale dhuna në familje.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A ka ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarës K.D duke kryer veprën penale e cila i vihet në barrë.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1., 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që të zhvillohet procedura penale pa pengesë në sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, në parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe nëse i pandehuri gjendet në liri mund të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën-dëshmitarët.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.