14:18 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjykata vendos rreth të akuzuarit për djegien e kufomave në Krushë të Vogël

Gjykata në Prizren ka marrë vendimin e saj rreth Darko Tashiqit, të akuzuarit për krime lufte në Krushë të Vogël.

 Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar paraburgimin prej dy muajsh Darko Tashiqit, të akuzuarit për krime lufte të kryera në Krushë të Vogël të Rahovecit.

Lajmin për caktimin e paraburgimit për Tashiqin e bëri të ditur për kallxo gjyqtari Artan Serjani.

Në fillim të kësaj jave EULEX-i zyrtarisht e akuzoi Tashiqin, se në datat 26 e 27 mars 1999 në Krushë të Vogël të Rahovecit dogji trupat e vdekur të një numri personash dhe më pas ata i hodhi në Lumin Drin.