75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjykatës Speciale i shtohen edhe gjashtë gjykatës të tjerë

Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, pas marrjes së rekomandimeve nga paneli përzgjedhës i pavarur, emëroi gjashtë gjykatës të tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë në pajtim me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Gjykatësit, Gilbert Bitti (Francë), Daniel Fransen (Belgjikë), Fergal M. Gaynor (Irlandë), Romina Incutti (Itali), Nina H.B. Jørgensen (Norvegji), dhe Roumen H. Nenkov (Bullgari) u shtohen 17 gjykatësve që aktualisht janë në regjistër.

Autoriteti Emërues gjithashtu emëroi gjykatësin Antonio Balsamo dhe gjykatësin Nenkov posaçërisht si gjykatës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe Incutti e emëroi gjykatëse rezervë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Me kërkesën e tij, gjykatësi Roland Dekkers nuk është më gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, por do të jetë në Regjistër, gjë që i mundëson të caktohet në Dhoma të tjera me përjashtim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja Ekaterina Trendafilova i përshëndeti ngrohtësisht gjykatësit e emëruar rishtazi dhe deklaroi se pret me kënaqësi të bashkëpunojë me ta dhe me gjykatësit e tjerë të Regjistrit, për përmbushjen efikase dhe të efektshme të mandatit të DHSK-së

​Samiti i BE-së shtyhet për shkak të koronavirusit

Takimi i liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, i paraparë për 24 e 25 shtator, është shtyrë për datën 1 dhe 2 tetor, u njoftua sot në Bruksel.

Në kryeqytetin evropian thanë se një anëtar i sigurisë së presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, është pozitiv me koronavirus.