75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Gjykatësi i speciales pyet Haradinajn: A e keni pranuar aktakuzën?Ai:Po, por as që e kam lexuar

Ka bërë paraqitjen e tij  të dytë para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Haradinaj, i pyetur nga kryetari i këtij trupi se a ka marrë aktakuzën e plotë me të cilën ngarkohet, është përgjigjur pozitivisht, duke pohuar se ka marrë atë.

Mirëpo ai ndonëse e ka pranuar aktakuzën, ka bërë të ditur se nuk e ka lexuar atë.

“Po gjykatës, kam marrë aktakuzën, por me të thanë të drejtën nuk e kam lexuar”, tha shkurt Haradinaj.

Ndërsa prokurori i rastit, ka vazhduar me leximin e aktakuzës me të cilin ngarkohet ai.