75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Gjykatësi refuzon kërkesën e avokatëve: Mbrojtja nuk do të ketë qasje në regjistrimet audiovizive

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit mbi ofrimin e audioincizimeve të intervistimit të dëshmitarëve dhe të akuzuarve.

Sipas tij, (materialet) incizimet audiovizive nuk është e nevojshme të vihen në dispozicion, shkruan IndeksOnline.

“Nga ana tjetër mungesa e një dispozite të tillë ligjore për nxjerrjen e (materialeve) incizimeve audiovizive, nuk e përjashton mundësinë që ky informacion të vendoset në dispozicion nga ZPS-ja nëse material është me rëndësi materiale për përgatitjen e mbrojtës. Në rastin në fjalë, argumenti i mbrojtjes lidhur me nevojën për saktësimin e transkriptimeve është i pamjaftueshëm, sepse ky verifikim mund të kryhet në bazë të transkriptimeve të vendosura në dispozicion.

Unë hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes për (materialet) incizimet audiovizuale”, shtoi ai./IndeksOnline/