15:17 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjykatësit robotë, do të dallojnë kush është fajtorë dhe kush jo

Brenda 50 viteve, gjykatësit robotë do të jenë të zakonshëm në jetën tonë.

Shkencëtari përgjegjës për studimet rreth intelegjencës artificiale, Terence Mauri, tha se Mbretëria e Bashkuar brenda 50 viteve të ardhshme mund të miratojë gjyqtarët robotë që identifikojnë modelet e sjelljes që tregojnë “keqbërje ose gënjeshtra”, raporton “DailyStar”.

Shkencëtarët thonë se robotët do të jenë në gjendje të vien në konkluzion nëse dikush është fajtor ose i pafajshëm me saktësi prej 99% duke analizuar gjuhën e trupit.

Dikush beson se shenjat fizike dhe psikologjike të josinqeritetit do të identifikohen duke përdorur kamera, transmeton lajmi.net.

Shenjat që sinjalizojnë “keqbërje ose gënjeshtra të mundshme” mund të përfshijnë fjalë të parregullta në të folur, një rritje në temperaturën e trupit dhe lëvizjet e duarve dhe syve.