75 Mall Live Search
23:34 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / MSH

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së vazhdon edhe javën tjetër, Specialja më pas shkon në pushim

Gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojë edhe javën që po vjen.

Indeksonline raporton se nga e hëna deri të enjten do të mbahen seanca çdo ditë me fillim nga ora 09:00.

Më pas, trupi gjykues do të shkojë në pushim veror.

Ditën e martë është paralajmëruar të shpallet edhe aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës.

 Specialja njoftoi se aktgjykimi ndaj Shalës, i cili akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar kur supozohet se u keqtrajtuan njerëz dhe një u vra, do të shpallet në një seancë publike dhe se ajo “mund të përcillet në shqip, anglisht dhe serbisht”.

Shala akuzohet se përafërsisht mes 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, së bashku me disa ushtarë, policë dhe roje të UÇK-së, morën pjesë në ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe në një rast në vrasjen e paligjshme të një të ndaluari në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë./Indeksonline/