75 Mall Live Search
00:01 / E Diele, 29 Shtator 2024 / MSH

Gjykimi i krerëve të UÇK-së/ Javën e ardhshme katër seanca në Hagë

Në Gjykatën Speciale të Hagës është duke vijuar për pothuajse të katërtin vit, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Procesi gjyqësor i quajtur “Thaçi dhe të tjerët” po gjykon për krime lufte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, raporton Indeksonline.

Si zakonisht, seancat gjyqësore do të mbahen nga e hëna në të enjten.

Seanca e së hënës është njoftuar të nisë në ora 09:00, teksa nuk dihet nëse do të ketë dëshmitarë publikë apo sosh që do të mbrojnë identitetin./IndeksOnline/