75 Mall Live Search
23:50 / E Hënë, 24 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Nesër dëshmon ish-komandanti Tara

Nesër do të mbahet seanca e radhës në Hagë, ku pritet të dëshmojë ish-komandati Ismet Tara.

Tarën nesër pritet ta marrin në pyetje ekipet e mbrojtjes.

Dëshmia e ish-komandantit filloj sot, mirëpo ai kërkoi që të flasë fillimisht me një avokat për ta ngritur shqetësimin e tij lidhur me dokumentin të cilin e kërkoi t’i paraqitet që nga fillimi i dëshmisë së tij.

Seanca e nesërme pritet të fillojë nesër nga ora 09:00.

Ditën e sotme përmes rrjetit social facebook, Tara, ka deklaruar se do të kundërshtojë të gjitha akuzat ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të orkestruara nga qarqe serbe dhe bashkëpunëtorë të tyre. /indeksonline/