Gjykimi në Prishtinë/ Rrëfimi i kosovarëve të maltretuar në burgjet e Prishtinës dhe Lipjanit

Sot është mbajtur gjykimi ndaj Dragisha Milankoviqit, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Milankoviqi ishte gardian në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, ku akuzohet se kishte torturuar të burgosurit në mënyrë çnjerëzore.
Sot gjatë seancës janë ftuar edhe dëshmitarët okularë për të dëshmuar rreth torturuarve dhe vuajtjeve që kishin përjetuar.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani, dhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, kanë rrëfyer për IndeksOnline-n momentet më të vështira në burgun e Dubravës.
Ata u shprehën të lumtur që më në fund drejtësia po triumfon.
Më tej, i dyshuari Dragisha Milankoviq, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte, ndërkohë që ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.
Ndiqni rrëfimin e dëshmitarëve: