75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / k.v

Gjykimi në rastin “Banjska” po vazhdon me dëgjimin e dëshmisë së policit Mirsad Kryeziu

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur sot seanca e radhës gjyqësore për rastin e rëndë të njohur si “Banjska”, që lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës.

Gjatë kësaj po dëshmon zyrtari policor Mirsad Kryeziu, i cili ishte pranë rreshterit Afrim Bunjaku në momentet kritike të sulmit, ku ky i fundit humbi jetën në krye të detyrës, transmeton IndeksOnline.

Në seancën e kaluar, të mbajtur të hënën, përpara trupit gjykues dëshmuan edhe policët Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, të cilët u plagosën gjatë sulmit, raporton IndeksOnline.

Të akuzuar në këtë rast janë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, vetëm tre nga 45 pjesëtarët e grupit terrorist që, në krye me Milan Radojçiqin, organizuan dhe kryen sulmin që tronditi vendin.

Procesi gjyqësor për këtë rast të rëndë është duke vazhduar me dëshmitarë kyç dhe pritet të ndriçojë më tej rrethanat e këtij akti kriminal./IndeksOnline/