Gjykimi në rastin “Januzi dhe të tjerët” nis më 14 nëntor

Trupi gjykues, njoftoi se gjykimi në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala do të nisë më 14 nëntor 2024, në orën 09:30.
“Në këtë datë dhe potencialisht të nesërmen, ZPS-ja dhe ekipet e mbrojtjes të Januzit dhe H. Shalës do t’i paraqesin deklaratat e tyre hyrëse, ndërsa mbrojtja e Bahtijarit ka bërë të ditur preferencën për të paraqitur deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS-ja”, njofton Specialja.
Paraqitja e provave nga ZPS-ja do të nisë të hënën, më 9 dhjetor, në orën 09:30.