“Gjyla” po rikthehet, së shpejti nis transmetimi në Klan Kosova

Aktori i njohur Osman Azemi, përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar që do të vijë me një projekt të ri.
“Akshami me Gjylën” është seriali i cili do të transmetohet në Klan Kosova, shkruan Indeksonline.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Azemi përmes një postimi në Instagram duke nënshkruar marrëveshjen me drejtorin e përgjithshëm të Klan Kosova, Adriatik Kelmendin.
“Shihemi së shpejti” – është shprehur ai./Indeksonline/