“Gjynah për zotin”, Ronela ka gati 4 këngë, por klubet janë të mbyllura

Kjo verë nuk ka qenë një sezon e bujshme për artistët ashtu siç ata janë mësuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.
Por, shumë artistë shqiptarë kjo nuk i ka ndaluar që të punojnë intensivisht në sjelljen e këngëve dhe lansimit të një pas njëshëm të tyre.

Edhe Ronela Hajati nuk ka vepruar më ndryshe, pas së fundi përmes një video nga prapaskenat e klipit të ri ka njoftuar që ka finalizuar 4 këngë të reja.
“4 këngë të gatshme dhe asnjë klub i hapur, gjyna për zotin”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë, kujtojmë që projektet e fundit të Ronelës janë “Gënjeshtare” dhe “Pare”./Indeksonline/