75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / L K

Gjyqi i Johnny Deep dhe Amber Heard së shpejti film?

Gjyqi maratonë dhe tepër i ndjekur mes Johnny Depp dhe Amber Heard, që vazhdoi për gjashtë javë, do të përshtatet në një film siç raportohet nga Variety.

Sipas mediave vendase, filmi i ri është titulluar Hot Take: The Depp/Heard Trial dhe do të debutojë ekskluzivisht në shërbimin e transmetimit Tubi. Në film luan Mark Hapka në rolin e Johnny Depp së bashku me Megan Davis në rolin e ish-gruas së aktorit, Amber Heard.

Filmi thuhet se do të shfaqet premierë më 30 shtator dhe gjithashtu interpreton Melissa Marty nga Stacioni 19 si avokatja e Depp, Camille Vasquez dhe Mary Carrig e Law &Order True Crime në rolin e avokates se Heard, Elaine Bredehoft.

Filmi do të ndjekë marrëdhëniet e trazuara brenda dhe jashtë gjykatës së Depp dhe Heard, ndërsa do të dramatizojë gjyqin dy mujor të shpifjes që përfundoi me 1 qershor.

Pas përfundimit të gjyqit, Johnny Depp ka qenë i zënë për t’iu rikthyer karrierës së tij ne Hollywood, e cila u ndal pas akuzave për dhunë në familje nga ish-gruaja e tij. Aktori, cili tashmë ka publikuar një album muzikor me Jeff Beck, do të jetë gjithashtu i vendosur te drejtojë një film pas afro 25 vitesh, i cili do të prodhohet nga Al Pacino.