13:21 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / A. M.

Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard, bëhet pjesë e serialiat ‘Law & ORder

Historia e divorcit dhe  gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard që rrëmbeu titujt e gazetave për gjashtë javë do të shfaqet në serialin Law & Order.

U konfirmua se produksioni tashmë është në zhvillim pasi u zbuluan foto të reja të setit ku do të xhirohet kapitulli special, në të cilat  personazhi kryesor Olivia Benson (Mariska Hargitay) shoqëron një grua (Julia Goldani Telles), në një sallë gjyqi.

Gjyqi kulmoi 1 qershorin e kaluar, kur juria e gjykatës së Virxhinias e shpalli fajtore Amber Heard për shpifje ndaj Johnny Depp në një artikull të botuar në 2018 në Washington Post, ku ai shkroi se ajo ishte një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

Pas 13 orësh diskutimi, juria vendosi që aktorja e Aquaman duhet t’i paguajë Depp-it 10 milionë dollarë si kompensim, plus 5 milionë dollarë dëmshpërblim, i cili më vonë u reduktua në 350,000 dollarë nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut Fairfax, Penney Azcarate, si kufi ligjor i shtetit.

Heard gjithashtu kundërshtoi aktorin e Pirates of the Caribbean për 100 milionë dollarë, por juria vendosi se do të ishin vetëm 2 milionë dollarë për dëmshpërblim, por beteja nuk ka përfunduar ende, sepse aktorja apeloi vendimin.

Shfaqja do të prezantojë dy palë kundërshtare në gjykatë, me personazhe që  do të mbajnë emrin e Austin dhe Kelsey, informacion ky i marrë nga reklamat e shfaqura në shesh, të cilat janë kopje e atyre që u shfaqën gjatë gjyqit.