75 Mall Live Search
14:21 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjyqi i mbretit të trafikimit të drogës “El Chapo” fillon javën e ardhshme

Joaquin “El Chapo” Guzman do të fillojë të gjykohet javën e ardhshme në Brooklyn të New York.

Ai njihet si bosi më i madh i kartelit të drogës në Meksikë dhe akuzohet se ka transportuar 155 ton kokainë në SHBA, transmeton Indeksonline.

Gjykimi i tij do të i kushtoj gjykatës amerikane me miliona dollarë dhe pritet të zgjatë rreth katër muaj.

Ai u transferua në Amerikë vitin e kaluar pasi që u arratisë dy herë nga burgjet meksikane.

El Chapo përveç që akuzohet për transport të drogës, ai akuzohet edhe 16 akuza tjera penale.

Juria që do ta gjykojë Joaquin Guzman do të mbetën sekret deri në ditën e gjykimit.

Guzman pritet të dënohet me burg tërë jetën. /Indeksonline/