Gjyqi kundër Dani Alves për përdhunim tashmë ka datën dhe orën

Gjyqi ndaj futbollistit Dani Alves do të fillojë më 5 shkurt në orën 10:00 dhe do të vazhdojë edhe në datat 6 dhe 7 të të njëjtit muaj.
Braziliani akuzohet për një përdhunim të dyshuar më 30 dhjetor 2022 në një klub nate të njohur në Barcelonë.
Viktima e dyshuar, një vajzë 23-vjeçare , përmes avokatit të saj, ka kërkuar dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh për pasojat “fizike dhe psikologjike” pas përdhunimit të dyshuar në lokalin e natës.
Më tej, kjo akuzë private kërkon dënimin me dymbëdhjetë vjet burg për futbollistin brazilian, i cili që nga arrestimi i tij ndodhet në paraburgim që prej 20 janarit.
Dani Alves ka kërkuar vazhdimisht lirim me kusht, por autoritetet gjyqësore e kanë mohuar pasi kuptojnë se ekziston rreziku i qartë i arratisjes./Indeksonline/