Gjyqi ndaj Endrit Nikës për vrasje: Prindërit e argjentinases të pranishëm
Gjyqi ndaj Endrit Nikës, të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentianse, të dashurës së tij, Maria Clara Urdangaray, është drejt fundit.
Ndërsa brenda pak ditësh, pritet të mbahet edhe shqyrtimi kryesor.
Sot në sallën e gjyqit, janë prezentë edhe prindërit e viktimës, të cilët kanë marrë pjesë edhe në një seancë tjetër të mëhershme.

Po ashtu, edhe prindërit e Nikës ndodhen sot në gjykatë, për të përcjellë nga afër gjykimin e të birit. Nga pamjet që ka siguruar Klankosova.tv, nëna e tij shihet duke e mbuluar fytyrën me xhaketë.

