Gjyqtarë nga Izraeli për ndeshjen Greqi – Kosovë

Roi Reinshreiber do të jetë gjyqtari kryesor i takimit Greqi – Kosovë.
Izraeliti 40 vjeçar është caktuar nga UEFA si refer kryesor për takimin e Ligës C në mes Greqisë dhe Kosovës.
Reinshreiber në këtë takim do të asistohet nga Matityahu Yakobov dhe Nati Dotan poashtu izraelitë.
Edhe referi i katërt, Eitan Shmuelevitz është po nga i njejti vend.
Roi Reinshreiber ka bagazh mjaftë të madh në arenën ndërkombëtare pasi gjykon herë pas here ndeshjet e Europa Ligës dhe ndeshjet e shteteve.
40 vjeçari u bë për herë të parë i njohur kur i doli nga kontrolli një takim derbi në Superligën e Izraelit e më pas fansat u futën në stadium dhe rrahën reprezentuesin izraelitë, Eran Zahavi.