75 Mall Live Search
15:50 / E Martë, 07 Mars 2023 / B O

Gjyqtarët e ndeshjeve të Superligës, Ballkani-Drita i besohet Nuzës

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

E gjithë vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ballafaqohen pretendentët e vetëm për titull Ballkani – Drita, sfidë kjo që mund të përcaktojë shumëçka sa i përket vazhdimit të garave.

Ndarja e drejtësisë në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit më të mirë në vend, Genc Nuza.

Një ndeshje joshëse ështëe edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Prishtinës derisa gjyqtari kryesor aty do të jetë Visar Kastrati.