Gjyqtarët gati për të drejtuar finale historike të Conference League

Sot nga ora 21:00 në “Air Albania” do të zhvillohet finalja e Conference League në mes të Romës dhe Feynoordit.
Kjo ndeshje do të drejtohet nga gjyqtarët rumun. 37 vjeçari Istvan Kovacs është gjyqtari kryesorë derisa do të ndihmohet nga dy asistentët Vasile Florin Marinescu dhe Ovidiu Artene.
Gjyqtari i katërt do të jetë zvicerani Sandro Scharer. Dhomën e VAR-iy do ta drejtojë gjermani Marco Fritz.
Gjyqtarët tashmë kanë dalë në fushën e blertë për t’i bërë përgatitjet e duhura fizike. /IndeksOnline/



