Gjyqtarët gjerman drejtojnë ndeshjen Kosovë – Angli
Të martën Kosova do të luaj kundër Anglisë në ndeshjen e xhiros së pestë të kualifikimeve për Euro 2020.
Dardanët do të kenë përballë provën më të vështirë të grupit dhe njërën nga skuadrat më të forta në Botë.
Kjo ndeshje do të drejtohet nga gjyqtari gjerman. Felix Zwayer.
38 vjeçari do të ndihmohet nga anësorët, Thorsten Schiffner dhe Marco Achmüller, derisa gjyqtari i katërt është Christian Dingert. /IndeksOnline/
