75 Mall Live Search
20:26 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjyqtarët kosovarë kalojnë me sukses testet mjekësore, gati për fillimin e kampionatit

Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e kampionatit të ri të futbollit për dy ditë radhazi gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë i janë shtruar testeve fizike dhe atyre mjekësore.


Nën udhëheqjen e kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani dhe anëtarëve tjerë të komisionit, në këto teste morën pjesë 81 gjyqtarë e asistentë dhe vetëm dy prej tyre nuk arritën t’i kalojnë ato, derisa të tjerët kishin rezultate shumë të mira.

Komisioni i Gjyqtarëve është i kënaqur me përgatitjen e gjyqtarëve dhe siguron se ata janë të gatshëm për fillimin e garave.