16:27 / E Martë, 11 Maj 2021 / C E

Gjyqtarët nga Kosova do të referojnë në ligën e re të UEFA-s

Dy skuadra kosovare do të debutojnë në formatin e ri të garave, Europa Conference League, që organizohet nën patronatin e UEFA-s.

Fituesi i Kupës, Llapi apo Dukagjini dhe vendi i dytë në Superligë, Prishtina, Drita apo Ballkani. Përpos ekipeve, në këtë garë do të referojnë edhe gjyqtarët nga Kosova, shkruan Indeksonline.

Kualifikimet e Conference League do të fillojnë nga 15 qershori dhe në rrethin e parë pritet të delegohen gjyqtarë nga Kosova.

Aktualisht, janë 3 gjyqtarë kryesorë të licencuar nga FIFA, Genc Nuza, Besfort Kasumi, Visar Kastrati. /IndeksOnline/