75 Mall Live Search
10:35 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / B O

Gjyqtarët serbë bojkotojnë punën në Gjykatat e Kosovës në Veri

Gjyqtarët serbë që punojnë në Gjykatat e Kosovës në Veri kanë bojkotuar sot punën. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se asnjë nga gjyqtarët serbë që punojnë në komunat e Veriut nuk kanë dalur sot në punë.

Arsyeja që gjyqtarët serbë kanë bojkotuar punën është konfirmimi i dënimit me 2 vite burg për ish-deputetin, Ivan Todosijeviq.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjyqtarët serbë pretendojnë se është shkelur marrëveshja e Brukselit mes Kosovës e Serbisë e cila parasheh që në lëndët gjykuese ndaj qytetarëve serbë duhet të jenë të pranishëm dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptarë.

Madje, Indeksonline mëson se nëse nuk mirren masa ndaj këtij vendimi, të njëjtin bojkotë mund ta kenë edhe policët serbë që shërbejnë në komunat Veriore.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Lista Serbe të cilët kanë thënë se do ta shqyrtojë opsionin që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë më 17 tetor./Indeksonline/