75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / G T

Gjyqtarët shqiptarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen e UEFA Conference League

Të enjtën fillon formati i ri i UEFA Conference League për sezonin 2024/25.

Në ndeshjen mes Heidenheim dhe Olimpija drejtësinë do e ndajnë gjyqtarët nga Shqipëria, shkruan Indeksonline

Enea Jorgji, asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në ndeshjen Heidenheim – Olimpija e vlefshme për UEFA Conference League.

Ndeshja mes klubit gjerman dhe atij slloven zhvillohet nesër nga ora 18:45 në stadiumin “Voith Arena”./Indeksonline/