75 Mall Live Search
15:26 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjyqtarëve e prokurorëve nuk u ulen pagat

Asnjë euro më pak nuk do të marrim prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës pavarësisht se pagat e zyrtarëve të Qeverisë janë zvogëluar. Propozimi për të mos u prekur pagat e rritura në sistemin e drejtësisë ka ardhur nga Memli Kransiqi i PDK-së. Pro propozimit të tij kanë votuar 48 deputetë, 21 kundër e 7 kanë abstenuar.

 Kuvendi ka miratuar amendamentin për uljen e koeficientit për paga për funksionarët me një ndryshim që të mos ulet koeficienti për sistemin gjyqësor.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka kërkuar që tek amandamenti për përcaktimin e pagave të Qeverisë, të mos përfshihet gjyqësori.

“Të ruhet situata që ndërlidhet me pagat e gjyqësorit. Propozoj një amandament që neni 27 të mos fshihet por të ndryshohet. Dispozitat e këtij ligji për paga, shtesa shpërblime, nuk zbatohen për funksionarin publik si, Gjyqtarin e Kushtetutës, gjyqtarin, prokurorin, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Prokurorial deri ën vitin 2022. Po ashtu ata nuk do të përfitojnë asnjë shtesë përveç pagës bazë. Pra të vazhdohet ende niveli aktual i pagave në Kosovë. Besoj që kujtdo që ia rrit pagën e pastaj ia zvogëlon është padrejtësi. Duhet ta kemi gjyqësorin prioritet, sundimi i ligjit duhet të jetë pa ndikime partiake. Nuk ka ndikim financiar e ka konfirmuar edhe Ministri Hamza”, ka thënë ai.

Armend Zemaj nga LDK ka thënë se të gjitha këto disnivilizime kanë ndodhur për një arsye.

“Po të mos ishte kjo ndërhyrje atakohet sistemi i Drejtësisë në Kosovë. Ministri i Drejtësisë duhet të marr përgjegjësi më shumë. Parimin e mos diskriminimit ta kemi për të gjithë njëjtë. LDK dëshiron ta dëgjoj komisionin funksional se çfarë kanë menduar. Këta sigurisht e kanë pasur që t’i ulen pagat Qeverisë e kjo në mënyrë analoge ka ndikuar tek Gjyqësori. Ne jemi të përgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe LDK e përkrah Gjyqësori.

Shqipe Pantina nga PSD ka thënë se e përkrahin propozimin e PDK-së.

“Sektori i drejtësisë ka nevojë për mbështetje, ne e përkrahim propozimin e Memli Krasniqit”, ka thënë ajo.