75 Mall Live Search
09:16 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjyqtari anglez Mike Dean feston golat si i ‘çmendur’

Një nga gjyqtarët më autoritativ në Angli, Mike Dean ka marrë vëmendjen e mediave botërore.

Kësaj radhe jo për shkak të ndonjë gabimi në ndarjen e drejtësisë por për mënyrën e festimit të golave nga ekipi i tij i preferuar Trenemere Rovers.

Ky klub e siguroi play-offin në League Two, pas fitores 2:1 me rezultat të përgjithshëm ndaj skuadrës së Forest Green.

Tifozët anglezë shpesh herë e kanë akuzuar gjyqtarin Dean që bën tifo për Tottenhamin. /Indeksonline/