Gjyqtari anulon një gol të çuditshëm në La Liga, shpërthen “Fenomeni”

Real Valladolid duket se është dëmtuar nga gjyqtari kryesor i ndeshjes ndaj Sevillës.
Kur po luheshin sekondat e fundit të shtesës në pjesën e parë, gjyqtari fishkëlloi përfundimin e 45 minutave të parë duke anuluar një gol nga distanca të skuadrës vendase.
Trajneri, stafi dhe lojtarët shpërthyen nga ky vendim kontraverz i gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe presidenti dhe aksioneri më i madh i Real Valladolid, fenomeni Ronaldo.
“Kjo është e papranueshme. Kemi heshtur deri më tani, por mjaft më. Ky futboll është profesionist dhe kërkojmë shpjegime. Gabimet e këtyre përmasave mund të ndryshojnë një sezon të tërë. Skuadra jonë, tifozët tanë dhe qyteti ynë kanë dhënë gjithçka dhe askush nuk duhet të luaj me mundin tonë” ka reaguar Ronaldo./Indeksonline/
🚨 THE BIGGEST ROBBERY YOU WILL EVER SEE!
— Barstool Football (@StoolFootball) May 14, 2023
Real Valladolid denied a goal on the stroke of half time because the referee blew his whistle as the ball was on it’s way in.
Real Valladolid are ONE point above relegation, they went on to lose 0-3! 😳🟣pic.twitter.com/XerA55FWZ8