19:25 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / A. A

Gjyqtari Dardan Çaka vrapoi 14.62km në ndeshjen Prishtina – Drita

Ndeshja e 1/8-tës së finales në Kupën e Kosovës, Prishtina – Drita zgjati 124 minuta me gjithë vazhdime.

Prishtina arriti fitore me golin e shënuar nga kapiteni Lorik Boshnjaku.

Përveç futbollistëve që patën mjaft punë sot, edhe gjyqtarët u desht të vraponin mjaft, shkruan Indeksonline.

Gjyqtari kryesor Dardan Çaka ka vrapuar 14.62km duke përfshirë këtu nxemjet, ndeshjen 90 minuta dhe dy vazhdimet nga 15 minuta.

/Indeksonline/