75 Mall Live Search
11:24 / E Diele, 19 Tetor 2025 / Gj Sh

Gjyqtari Gil Manzano tregon arsyen pse e ndeshkoi me karton të kuq Hansi Flick-un

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick u ndëshkua me karton të kuq, në fund të ndeshjes së mbrëmshme kundër Gironas.

Tekniku gjerman pasi festoi golin e shënuar nga Araujo në fund të takimit, bëri një festim jo të hijshëm, e pastaj u përjashtua nga ndeshja, shkruan IndeksOnline.

Por gjyqtari i kësaj përballje, Gil Manzano, në raportin e tij ka treguar arsyen pse e ndeshkoi me dy karton të verdhë Flicku, ku u përjashtua nga loja.

”Një karton i verdhë ishte “për duartrokitje të njërit prej vendimeve të mia në shenjë proteste”, dhe tjetri ishte “pasi u paralajmërova për një gjest mosmiratimi”.”, thuhet në raportin e Manzanos.

Hansi Flick pas këtij kartoni të kuq nuk do të jetë në stol në ndeshjen e sezonit, atë kundër Real Madridit, e cila zhvillohet javën e ardhshme, me 26 tetor./IndeksOnline/