Gjyqtari i famshëm i Premire League-s në “Fadil Vokrri’, gjykon ndeshjen Drita vs Celjes
Këtë javë, Drita luan ndaj Celje, ndeshjen e vlefshme të play-offit në UEFA Conference League.
Ky takim zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarin, shkruan Indeksonline

Anglezi, Chris Kavanagh do të ndajë drejtësinë në këtë takim, së bashku me kolegët: Simon Bennet dhe Neil Davies.
Gjyqtar i katërt do të jetë Thomas Barmall, kurse në VAR: Darren England.
Drita dhe Celja ndeshjen e parë e luajnë në Prishtinë, të enjtën nga ora 21:00./Indeksonline/


