75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjyqtari i ndeshjes Islandë-Shqipëri

Janë caktuar gjyqtarët për sfidën kualifikuese të së shtunës ku do të luajë kombëtarja e Shqipërisë.
Bobby Madden do ta ndajë drejtësinë në sfidën mes Islandës dhe Shqipërisë, e planifikuar për t’u zhvilluar më tetë qershor në Reikjavik.

40-vjeçari është gjyqtar i FIFA-s që nga viti 2010 dhe për herë të parë do të ndajë drejtësinë në një ndeshje të kombëtares shqiptare.

Ndihmës të skocezit në këtë do të jenë tre bashkëkombës të tjerë të tij, Douglas Ross dhe David Roome anësorë, si dhe Donald Robertson gjyqtar i katërt. Shqipëria pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka tri pikë në Grupin H.