Gjyqtari i ndeshjes Zvicër-Serbi, na solli fat në ndeshjen e fundit!

Argjentinasi Fernando Rapallini (44) do të gjykojë ndeshjen e shumëpritur në grupe të Zvicrës kundër Serbisë.
Ky mund të jetë një lajm i mirë për Zvicrën ngase i njëjti gjyqtar kishte drejtuar ndeshjen e Kampionatit Evropian në 2021, Zvicër-Francë ku helvetikët arritën kualifikimin fal një paraqitje maestrale të Granit Xhakës.
Rapallini pritet të ketë sfidë para vetes ngase ndeshja e sotme po llogaritet si një nga më të “nxehtat” e Botërorit./Indeksonline/