Gjyqtari i njohur anglez do të drejtojë finalen Roma-Sevilla

UEFA ka caktuar arbitrin për finalen në Budapest të Europa League në mes të Romës e Sevillës. Gjyqtari i njohur anglez, Anthony Taylor do të drejtoj këtë finale.
Në karrierën e tij, Taylor kishte gjykuar finalen e Superkupës Evropiane mes Bayern Munich dhe Sevilla në 2020.

Taylor kishte gjykuar sivjet ndeshjen e Europa League mes Feynord e Roma të cilën e kishte humbur skuadra italiane.
Taylor do të mbështetet nga asistentët Gary Beswick, Adam Nunn (ENG), Stuart Burt (ENG) dhe njeriu i katërt Michael Oliver (ENG).
Në Var do jenë Stuart Atwell (ENG), që do të mbështetet nga Christopher Kavanagh (ENG) dhe Bastian Dankert (GER)./Indeksonline/