Gjyqtari i njohur holandez do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Suedi – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të hënen më 13 tetor do të përballet me Suedinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.
UEFA ka vendosur që drejtësinë në këtë përballje ta ndajnë gjyqtarët e njohur nga Holanda, shkruan IndeksOnline.
Gjyqtar kryesor do të jetë, Danny Makkelie.
Asistentët e tij do të jenë, Hessel Steegstra dhe Jan de Vries
Në VAR do të jetë Clay Ruperti, i ndihmuar nga Erwin Blank, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Allard Lindhout.
Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës luhet në stadiumin ”Nya Ullevi” në Goteborg, më fillim nga ora 20:45./IndeksOnline/
