75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / Gj Sh

Gjyqtari i njohur italian do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Slloveni

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të premten do të përballet me Slloveninë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

UEFA ka vendosur që drejtësinë në këtë përballje ta ndajnë gjyqtarët e njohur italian, shkruan IndeksOnline.

Gjyqtar kryesor do të jetë, Marco Guida.

Asistentët e tij do të jenë, Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti.

Në VAR do të jetë Marco Di Bello, i ndihmuar nga Valerio Marini.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet të premtën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/