17:53 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjyqtari i njohur kosovar drejton miqësoren, Gjermani – Rusi

Gjermania do ta zhvillojë një miqësore me Kombëtaren e Rusisë më 15 nëntor.

Pas tri ditësh, ish-kampioni i botës, do ta sfidojë Rusinë në ”RB Arena” në Leipzig.

Dhe këtë ndeshje, drejtësinë do ta ndajë edhe një gjyqtar nga Kosova, transmeton IndeksOnline.

Image result for bekim zogaj

Bëhet fjalë për Bekim Zogajn, i cili është caktuar si gjyqtar ndihmës në këtë ndeshje, përkrah Jean-Yves Wicht.

Por, gjyqtari kryesor për këtë ndeshje është caktuar zvicerani, Sandro Scharer.

Përndryshe, edhe Bekim Zogaj ka nënshtetësi zvicerane, dhe në garat ndërkombëtare, është paraqitur mjaft mirë si gjyqtar./IndeksOnline/