75 Mall Live Search
10:17 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / AR

Gjyqtari i parë shqiptar që ndau drejtësinë në Ligën e Kampionëve: “Fillova të dridhesha”

Enea Jorgji bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve duke gjykuar një sfidë të rëndësishme si ajo mes Young Boys dhe RB Leipzig.

Për këtë debutim, arbitri shqiptar mendon se ka bërë një paraqitje të mirë dhe gjithashtu tregon emocionet e tij përpara ndeshjes.

“Të them të drejtën mendoj se kam bërë mirë. Shumë vlerësim i madh… ishte hera e parë, mendoj se dhamë maksimumin si skuadër për të bërë më të mirë për të përfaqësuar Shqipërinë dhe arbitrimin shqiptar, të gjithë shqiptarët aty ku e meritojnë. Pati fair play. Të gjithë e mirëpritën arbitrimin tonë. Kam marr plot mesazhe, plot opinione, plot këndvështrimi, 90 % e tyre janë pozitive dhe mendoj se kemi bërë një paraqitje të denjë”, tha si fillim Joprgji për “ABC e Mëngjesit”.

Më pas ai shtoi: “Kemi diskutuar shumë para ndeshjes dhe vetë e ndjeja se do kishim emocion shumë të fortë, sidomos gjatë himnit, sepse ajo është diçka që me të vërtetë të prek. Nuk e ndjeva shumë, por ndoshta ishte ajo bota ime të përqendrohem dhe më bëri të qëndroj larg emocioneve dhe çuditërisht emocionet i ndjeva pas ndeshjes kur u futa në dhomën e zhveshjes. Pastaj po filloja dhe të ndieja çfarë kisha kaluar, çfarë kisha kaluar, atmosferën, ndeshja, lojtarët, dhe pastaj më dhanë disa të dridhura…normale besoj”, përfundoi 39-vjeçari.