Gjyqtari kosovar që referoi mbrëmë ndeshjen e Ferronikelit tregon ndjenjat e gjykimit në “Fadil Vokrri”
Dje është zhvilluar ndeshja preliminare për kualifikime në mes të Feronikelit dhe Lincolnit.
Skuadra kosovare arriti të fitoj minimalisht dhe kështu siguroi finalen, e cila do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45 ndaj skuadrës së Santa Colomës.
Një fakt interesant në këtë ndeshje ishte edhe prezenca e referit anësor, Bekim Zogaj. I cili ishte për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për herë të parë po asistone në një ndeshje të garave evropiane ku po paraqitej një skuadër kosovare.
Ai pas ndeshjes për KosovaPress u shpreh tejet i lumtur me faktin se ishte prezent për herë të parë në stadiumin i cili e mban emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
“Ishte një ndjenje e veçantë per mua, pasi qe ishte hera e parë, qe isha asistent në stadiumin “Fadil Vokrri”. Gjatë ndeshjes nuk kemi pasur asnjë vështirësi, të gjithë lojtarët si dhe pjesëtar e skuadrave janë sjellë në mënyrë profesionale me mua dhe kolegët e mi. Në lojë nuk pata shumë punë, në cilësin e asistentit”, u shpreh Zogaj.
Ai tutje vazhdoi duke folur për ndeshjet e kampionatit të Superligës së Kosovës, ku sipas tij nuk mundet ti vlerësoj pasi që nuk ka qenë prezent asnjëherë në stadiumet kosovare.
“Sa i përket ndeshjeve në Superligën e Kosovës, nuk mundem me i vlerësu ato, pasi që nuk kam qenë në cilësinë e referit asnjëherë në kampionatin kosovar dhe me një ndeshje të cilën e referuam dje është shumë vështirë të vlerësohet cilësia e skuadrave kosovare”, përfundoi Zogaj.
Kujtojmë që në media është përfolur shumë se Zogaj do të jetë asistoj edhe në ndeshjen Feronikeli – Milan e cila parashihet të luhet me 10 gusht, por Zogaj ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ai ka qenë i deleguar nga UEFA vetëm për ndeshjen Feronikeli – Lincoln.